Rona Nishliu në pritje të fëmijës së saj të parë

Rona Nishliu e ka dhënë lajmin e gëzueshëm në mënyrë tejet të veçantë.

Këngëtarja Rona Nishliu mbrëmjen e djeshme e ka promovuar albumin më të ri “Mindili”.

Para një numri të madh të pranishmëve, këngëtarja e cila njihet për zërin karakteristik dhe të fortë i ka interpretuar disa nga këngët e albumit, kështu duke i bërë për vete edhe njëherë me origjinalitetin.

Në këtë albumm këngëtarja së bashku me bendin kanë vendosur t’i rikthejnë në jetë këngët e vjetra shqipe.

Por e veçanta tij është se Rona në kopërtinën e albumit së bashku me të pranishmit e ka dhënë lajmin e gëzueshëm.

“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mia, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etj. Jam falenderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin”, shkruhet ndër të tjera në album.

Në intervistën e fundit të dhënë për emisionin “Mirage” këngëtarja ka dhënë më shumë detaje rreth “Mindili” dhe përse zgjodhi të rikthehet me album.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë ndërsa nga nata e promovimit do t’i gjeni sërish detajet ekskluzive në “Mirage”.