Rona Nishliu ka kërkesë për qytetarët lidhur me preventimin e koronavirusit

Rona Nishliu ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat e vendosura nga Qeveria.

Edhe pse nuk ka ende ndonjë rast të konfirmuar me virusin COVID, në Kosovë, shteti jonë mbetet ende i rrezikuar nga kjo pandemi, për çka janë caktuar edhe disa masa për mbrojte nga Qeveria.

Por këto rregulla nuk po respektohen nga një numër i qytetarëve, e për çka ka reaguar edhe këngëtarja Rona Nishliu duke kërkuar nga ta kujdesin për njëri-tjetrin.

Ajo në një postim të ndarë në Instastory shkruan se nëse qytetarët nuk mendojnë për veten dhe familjarët e tyre duhet të respektojnë rregulloren për të qytetarët e tjerë.

Për më shumë shiko postimin.