Futbollisti nga Bregu i Fildishtë

Roma synon sulmuesin e Genoas

Edhe pse ky sezon ka qenë me luhatje për Genoan, në skuadrën kuq e kaltër, kanë spikatur disa futbollistë mes të cilëve Christian Kouame.

Sulmuesi 21-vjeçar ka bërë paraqitje shumë të mira, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 4 asiste.

Natyrisht që paraqitjet e lojtarit nga Bregu i Fildishtë kanë rënë në sy të klubeve të mëdha, si Roma dhe Napoli, që dëshirojnë ta blejnë atë.

Drejtori sportiv i verdhekuqëve, Monchi, i cili është një nga simpatizantët kryesor të sulmuesit, është takuar edhe me agjentin e tij, ndërkohë që Napoli vëzhgon me kujdes situatën.