Roma e fortë për Fiorentinën, Amir Rrahmani vetëm “tifoz” në humbjen e Napolit. Sassuolo në vendin e dytë

Roma ka rrëmbyer tri pikë të arta në shtëpi, duke e mposhtur 2-0 Fiorentinën. Në xhiron e gjashtë në Serie A, është befasuar Napoli, që u mposhtë 0-2 në shtëpi nga Sassuolo.

Dy gola, tri pikë – Roma ka vazhduar me formën e mirë.

Të besuarit e Paulo Fonsecas janë treguar të fortë për Fiorentinën në “Olimpico”, duke triumfuar 2-0.

Pas 12 minutave lojë në “Olimpico””, Leonardo Spinazzola ishte ai që shënoi për t’i kaluar në epërsi vendasit.

Derisa në minutën e 70’, Pedro Rodriguez ka shënuar për ta dërguar rezultatin në 2-0, që doli të jetë përfundimtar i takimit.

Marash Kumbulla e nisi nga stoli këtë takim, derisa u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 90’.

Në xhiron e gjashtë në Serie A, është befasuar Napoli.

Skuadra e Gennaro Gatussos është mposhtur 0-2 në shtëpi nga Sassuolo.

As në këtë ndeshje nuk pati minuta për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, që po vuan në këtë fillim sezoni te Napoli. /Gazeta Express/