Roma dhe Real Madrid do të ndeshen sonte në Olimpico në një ndeshje e cila do të përcaktojë fatin e Grupit G
Roma dhe Real Madrid pa dyshim do të jetë derbi i sotëm në Ligën e Kampionëve.
Fitorja e gjithësecilës skuadër do të bënte që ata të kualifikohen për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, derisa barazimi do të shtynte në fund festën e Romës apo Realit për në ndeshjen e fundit, pasi që CSKA e Moskës është duke fituar kundër Viktoria Plzen.
Roma në sulm ka startuar me Schick, Under dhe El Shaarawi kurse mungon Dzeko, që duket se është i lënduar.
Ndërsa Real Madrid ka startuar në sulm me Bale dhe Benzema.







