elefantët

Rojet mbetën të habitur kur tufa prej shtatë elefantëve hyri në kompleksin banesor (Video)

Tufa prej shtatë elefantëve i kanë hutuar rojat e sigurisë në një kompleks banimi në Coimbatore të Indisë, kur u paraqitën aty gjatë mesnatës.

Kafshët gjigante lëvizën nëpër rrugë dhe oborret e shtëpive, ndërsa nxorën me rrënjë disa barishte.

Gjatë qëndrimit prej afro një ore, nuk shkaktuar ndonjë dëm në ndërtesa apo vetura. Pasi përfunduar shëtitjen e pazakontë, elefantët shkuan në një plantacion bananesh ku kryen dëme të konsiderueshme.

Ky është rasti i parë kur elefantët kanë hyrë në atë kompleks, madje gjatë orëve të natës ku zakonisht janë duke fjetur.

https://www.youtube.com/watch?v=H-G3nwoK4SQ