Roja bregdetare britanike shpëton 15 imigrantë në Kanalin Anglez

Një varkë me trembëdhjetë imigrantë dhe një tjetër me dy imigrantë janë ndaluar dhe janë shpëtuar nga roja bregdetare pranë brigjeve të qytetit Kent. Në këtë operacion u përfshinë anijet e shpëtimit dhe një helikopter i rojes bregdetare.

Besohet se personat që gjendeshin në varka nuk kishin veshur jelekë shpëtues. Përmes një deklarate, roja bregdetare ka thënë se ata janë të përkushtuar në shpëtimin e jetëve në det dhe pranë zonave bregdetare.

“Ne merremi me shpëtimin e jetës duke iu ndihmuar njerëzve që ndodhen në vështirësi dhe i kthejmë në tokë, duke i dorëzuar te shërbimet emergjente dhe autoritetet relevante”, thuhet në deklaratën e këtij institucioni.

Të shtunën e kaluar, një varkë me 16 imigrantë, në mesin e të cilëve ishin dy fëmijë, u ndalua nga autoritetet franceze sepse ishte nisur pa leje drejt Britanisë së Madhe. Përpjekje të këtilla janë shënuar edhe muajin e kaluar. Shumica e personave të ndaluar ishin nga Irani, shkruan “BBC”.