Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Krishtlindjet Ortodokse të gjithë besimtarëve ortodoksë.

“Duke ju uruar festat e gëzuara të Krishtlindjeve Ortodokse të gjithëve në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar Rohde.

Ai e ka shpërndarë edhe një fotografi në platformën X, lidhur me Krishtlindjet.