Ambasadori gjerman

Rohde takon drejtorin e KOSTT-it: Integrimi i veriut i rëndësishëm për suksesin e operatorit

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka theksuar së integrimi i veriut të Kosovës është i rëndësishëm për suksesin e KOSTT-it.

Rohde në takimin me drejtorin e Operatorit të Transmisionit, Sistemit dhe Tregut (KOSTT), Evatar Zeqirin e ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për sektorin e energjisë në Kosovë.

“Patëm një takim shumë të mirë me Evatar Zeqirin, CEO i Operatorit të Transmisionit, Sistemit dhe Tregut të (KOSTT). Integrimi i veriut të Kosovës është i rëndësishëm për biznesin e qëndrueshëm të operatorit”, ka shkruar ai mes tjerash në platformën X.

VIDEO BONUS: Marshi për Lulzim Fejzullahun