Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, përkujtoi të enjten ekipin e gazetarëve të revistës gjermane Stern në përbërje prej gazetarit italian, Gabriel Grüner, fotoreporterit gjerman, Volker Krämer, dhe përkthyesit shqiptar, Shenoll Aliti, të cilët u vranë nga një mercenar rus në afërsi të Suharekës, një ditë pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
“Në ‘ditën e parë të paqes’, 25 vjet më parë, gazetarët Gabriel Grüner, Volker Krämer dhe përkthyesi i tyre Shenoll Aliti të revistës gjermane Stern janë vrarë në afërsi të Suharekës në Qafën e Duhlës. Sot, ne përkujtuam vdekjen e tyre bashkë me zyrtarë vendas, të afërm dhe kolegë gazetarë”, shkroi ambasadori Rohde në një postim në platformën “X” të enjten pasdite.
25 years ago, on the "first day of peace", journalists Gabriel Grüner, Volker Krämer and their interpreter Senol Alit of 🇩🇪 magazine @sternde were murdered near Suhareka at Duhel Pass. Today, we commemorated their deaths with local officials, relatives and journalist colleagues. pic.twitter.com/LOSloSlkif
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 13, 2024
Kosova dje shënoi 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës – atëherë kur tankset britanike “Challenger” në rrugë tokësore dhe “Apache-t” amerikanë përmbi qiell, në kuadër të trupave paqeruajtëse të aleancës së NATO-s, filluan marshimin në Kosovë pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë, Serbi e Mal të Zi.







