Rohde: Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë përsëri për targat

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se kanë qenë të pakënaqur që këshilla e tyre për shtyrje të afatit për targat nuk është përfillur nga Qeveria Kurti.

“E rëndësishme është se kishim një marrëveshje në javën e kaluar, plotësisht e pranoj se problemet nuk ishin zgjidhur, po ashtu duhet të mbani mend që edhe në verë BE-ja, kur filluan diskutimet për targat e veturave, kishte këshilluar një periudhë të gjatë recesioni, këshilla jonë nuk ishte marrë përsipër menjëherë dhe kishim ardhur deri te ajo pikë gjatë javës së kaluar dhe nuk ishim të kënaqur që këshilla jonë nuk ishte marrë parasysh, pra kjo ishte situata”.

“Tani kemi një deeskalim dhe të dy palët bashkë me ndërmjetësuesit e BE-së mund të përqendrohen në çështje tjera, të cilat kanë për t’u diskutuar dhe që janë përmendur në marrëveshjen e javës së kaluar”, tha Rohde.

Ambasadori Rohde, në Rubikon në Klan Kosova, deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë negociatat për çështjen e targave, por edhe për tema të tjera.

“Marrëveshja e vërtetë do duhet të negociohet edhe ndërmjet dy hisedarëve. Kelmendi: Prapë në një raund tjetër të negociatave lidhur me targat e automjeteve? Po edhe për targat e automjeteve, po e keni parë marrëveshjen ku dy palët janë zotuar që të vazhdojnë, tani kemi deeskalim, plotësisht pajtohem me juve që nuk është zgjidhur, e po ashtu ndaj edhe vlerësimin tuaj, është paksa e lodhshme që gjithmonë kemi interpretime të ndryshme, do të dëshiroja që dy palët të mos humbin kohë duke bërë deklarata publike si të interpretohet diçka, por që në fakt të bisedojmë njëra me tjetrën dhe jo njëra për tjetrën” u shpreh Rohde.