Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka publikuar një shkrim, në të cilin ka ndarë një informacion.

Rohde ka treguar se gjatë ditëve të fundit ka takuar krerët e partive politike që garojnë në zgjedhjet e 9 shkrurtit.

Rohde ka sqaruar se Gjermania do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me çdo qeveri të ardhshme të Kosovës.

“Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që konkurrojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, ka shkruar Rohde në “X”.

📅 Together with @OSCEKosovo's Acting HoM Connie Taylor, I handed over servers and other equipment, worth 140k EUR, to @KQZKosova today, ahead of the upcoming elections.
This support will ensure smooth electoral processes in 🇽🇰. Thanks, Chairman Radoniqi, for welcoming us!
🇩🇪🤝🇽🇰 pic.twitter.com/xqchGEpfrC

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 5, 2025