Ambasadori gjerman

​Rohde: Çdo 27 janar përkujtojnë kapitullin më të errët të historisë gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar se përpjekja çnjerëzore për të zhdukur popuj të tërë ua kujton aktet e tmerrshme të paimagjinueshme që njerëzit janë të aftë t’i bëjnë.

Ai ka shkruar në “X” se çdo vit, më 27 janar (përvjetori i çlirimit të kampit Aushvic), përkujtojnë kapitullin më të errët të historisë gjermane: Holokaustin.

“Përpjekja çnjerëzore për të zhdukur popuj të tërë na kujton aktet e tmerrshme të paimagjinueshme që njerëzit janë të aftë ti bëjnë. Kurrë më. Ne Kujtojmë”, ka shkruar ai.

VIDEO BONUS: Kurti barazon në ndeshjen kundër kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës