Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se sot bashkë me kolegët e tij që janë ambasadorë në vendet e rajonit kanë vizituar Manastirin e Deçanit.

Rohde ka thënë se kjo vizitë është e paharrueshme.

Gjithashtu ka falënderuar Sava Janjicin për mikpritjen dhe diskutimin që kanë pasur.

Ambasadori Rohde ka thënë se me këtë vizitë e kanë përmbyllur konferencën rajonale të ambasadorëve gjermanë në rajon.

Today, we concluded our regional 🇩🇪 Ambassadors' conference with a memorable visit to Kosovo's 🇽🇰 UNESCO-listed @DecaniMonastery 🇺🇳
A place one of its kind!
Grateful to Father Sava and his brethren for the hospitality and the enriching discussion 🙏 pic.twitter.com/rwVtC95KLk

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 17, 2023