Kandidati për deputet nga AAK-ja, Artan Nimani, ka marrë mbështetje të madhe në tubimin e sotëm në Rogovë të Gjakovës.
Në mesin e një numri të madh përkrahësish Prof. Dr. Artan Nimani premtoi angazhim të palodhur për të përfaqësuar interesat e tyre, dhe për të kontribuar në një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të forte, shkruan Ballkani.info.
Kujtojmë se Nimani është lider i Forumit Intelektual E30, derisa në këtë garë është pjesë e koalicionit me numër 137 dhe numri i tij është 25.
Postimi:







