robotët

Robotët kamarierë: Përshëndetje! Ja porosia juaj, oreks të mirë

“Përshëndetje! Ja porosia juaj. Oreks të mirë!”. Me këtë frazë prezantohet e ardhmja në “Gran Caffè”, në qytetin Rapallo, në krahinën e Liguria-s në Itali.

Dy kamarierët e rinj të lokalit legjendar, dikur aq i dashur për Ernest Hemingway, janë robotë që shërbejnë porositë në tavolina.

Pak e çuditshme por zbavitëse. Një surprizë e këndshme.

Sapo personeli i kuzhinës vendos pjatat në tabakatë e kamarierëve autonom, ndërtuar në Kinë me kosto rreth 1000 euro, robotët ndjekin rrugën e dirigjuar automatikisht deri në tavolina.

Në raste festash, si për shembull datëlindje, ata mund edhe të këndojnë për ju “Happy Birthday”.

Robotët do të fillojnë punë zyrtarisht në datën 8 maj. Gjithsesi ata nuk mund të zëvendësojnë personelin human.

“Gran Caffè” në Rampallo, nuk është i vetmi bar në Europë ku shërbejnë robotët, përcjell Shqiptarja.

Në “Enjoy Budapest Café” në kryeqytetin hungarez, shërbimi kryhet nga robotë shumë të sjellshëm dhe efikasë.

Ata mund të bëjnë gjithçka: të shërbejnë ushqimin dhe pijet në tavolina, të bëjnë humor, të kërcejnë me fëmijët dhe të kalojnë kohën duke biseduar me klientët.

Përvoja e “Enjoy Budapest Café” dhe “Gran Caffè Rampallo” është sigurisht inovative në Evropë, por në skajet e tjera të globit, robotët tashmë po testohen në fushën e hotelerisë.

Shpërndaje