Gjykata Kushtetuese

Robinson takohet me kryetaren e Kushtetueses, përmend përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-së

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka – Nimani, priti në takim sot Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL), Todd D. Robinson.

Në njoftim thuhet se Caka – Nimani e njoftoi Robinson me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, për progresin e arritur në gjyqësinë kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vend, si dhe për raportet e mira të bashkëpunimit me gjykatat homologe në rajon dhe më gjerë.

Ajo shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e SHBA-ve i ka ofruar Kosovës në përpjekjet e përbashkëta për konsolidimin e rendit dhe ligjit në vend.

Robinson e falënderoi Caka – Nimanin për mikpritjen dhe vuri theksin në përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në përkrahje të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të punës që ajo bën në forcimin e sundimit të ligjit dhe të vlerave demokratike në Republikën e Kosovës.

VIDEO BONUS: