Ylli kosovar

Robin Krasniqi zbulon të vërtetën e marrëdhënies me modelen Heidi Lushtaku

Kampioni i botës në boks Robin Krasniqi ishte i ftuari i autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”.

Gjatë sfidës “Ndaje ose kovën”, Krasniqit njësoj si të gjithë të ftuarve të tjerë iu bë një pyetje, e cila ishte: “Robin, ke qenë në një lidhje dashurie me modelen Heidi Lushtaku. Mediat kanë aluduar për një rikthim tuajin sëbashku. Ndaj sot në “Shiko Kush LUAN”, duam të dimë a jeni apo jo në lidhje me Heidin. Ndaje me ne sot ose kovën…”

Teksa të gjithë nga salla i thonin tërhiq kovën, Krasniqi zgjodhi të përgjigjet. Ai na tregoi se është e vërtetë që kanë patur një problem në lidhjen e tyre ashtu siç ka çdo çift, por ama gjërat nuk kanë përfunduar.

“Si çdo njoni që ka patur problem në lidhje edhe ne kemi pas, sidomos kohen e fundit, por nuk ka përfunduar çdo sen”.

Madje në intervistën e dedikuar Robin Krasniqit e titulluar “Kampion në boks dhe në jetë!” Krasniqi na pranoi se ka patur plane për martesë këtë vit, por njësoj si shumë çifteve të tjera, këto plane ua ka prishur Covid-19.