Roberti poston fotografi që i habiti të gjithë, është bashkë me Norën!

Robert Berisha ka habitur të gjithë me postimin e fundit.

Robert Berisha një javë më parë konfirmoi ndarjen nga Nora Istrefi përmes një postimi të bërë në Instagram të cilën pastaj e fshiu.

Pas këtij lajmi, kuptuam se Nora kishte ‘ikur’ bashkë me vajzën e tyre Renee për disa ditë pushimi për të qëndruar sa më larg ndodhive të fundit.

Në imazhet që po publikonte këngëtarja, shihnim vetëm atë me vajzën, por tani me postimin e fundit Roberti ka befasuar të gjithë.

Duket se Norës dhe Renees i është bashkëngjitur edhe Roberti i cili minuta më parë në Instastory, publikoi një imazh të vajzës duke u zbavitur në pishinë.

loading…