Roberti iu nënshtrua testit për koronavirus, ky është rezultati

Robert Berisha ka treguar rezultatin e testit për COVID-19.

Këngëtari Robert Berisha ka qëndruar për dy javë rresht i mbyllur në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Me të ardhë nga udhëtimet jashtë vendit, qytetarët janë mbyllur në karantinë dhe iu tha se pas dy javësh do iu bëhen testet për koronavirus.

Robert Berisha pas 14 ditësh qëndrim në konvikt, iu nënshtrua testit dhe që rezultati doli negativ, andaj është liruar për në shtëpi.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet këngëtari me anë të një postimi në Instagram, ku tregoi se tashmë është në shtëpi.

Për ndryshe, Roberti periudhën e karantinës e ka kaluar me shumë pozitivitet, duke argëtuar edhe fansat në rrjete sociale me video ‘live’.