Roberti flet për ‘BBV’: Nuk lë vajzën dhe emisionin tim për t’i bërë show atyre

Këngëtari i njohur Robert Berisha, ka folur më shumë rreth ftesës që iu bë për të qenë pjesë e ‘BBV’.

Në një intervistë për emisionin ‘Pikë’, ai tha se ka marrë ftesë një muaj para se spektakli të niste dhe vazhdon të marrë, por nuk do pranojë të hyjë.

Tutje ai tha se nuk dëshiron ta lëj vajzën dhe emisionin për t’i bërë show programit.

“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show Top Channel. Kur nuk paguhem nuk kam pse ta bëj”, u shpreh ai. Ndërsa më tej tregoi se askush nuk paguhet për të marrë pjesë, madje edhe për paratë e çmimit të madh nuk është plotësisht e sigurt a i merr fituesi apo jo