Robert Berisha thumbon artistët që nuk këndojnë ‘live’

Vazhdon të jetë një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë dhe jo vetëm.

Fjala është për Robert Berishën, i cili u komentua tejet shumë pas ndarjes nga partnerja e tij shumëvjeçare, Nora Istrefi.

Megjithatë, këngëtari shqiptar është mjaft aktiv dhe i angazhuar në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme muzikore.

Së fundmi, përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjetin social, Instagram, ai ironizon me këngëtarët të cilët nuk këndojnë ‘live’.

I njëjti ka publikuar bluzat e tij pas mbrëmjes që performoi, të cilat shihen tërësisht ujë, derisa thotë se, “këngëtarët ‘playback’ nuk kanë probleme të tilla”.

Ndërkohë, Roberti mbetet shumë i kërkuar nga publiku dhe tashmë numëron fansa të shumtë.