Foto

Robert Berisha publikon një moment intim me të dashurën e re për Shën Valentin

Ditën e djeshme (e mërkurë) u shënua Dita e të Dashuruarve apo Shën Valentini.

Është dita kur njerëzit shfaqin dashurinë e tyre për një person tjetër në forma të ndryshme.

Me këtë rast, këngëtari Robert Berisha ndau momente të veçanta pranë të dashurës së tij të re, Ana Skrel.

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti duket të ketë shijuar një mbrëmje, gjersa në një çast shkëmbyen edhe puthje në buzë.

Ana në ndërkohë është një influencuese nga Shqipëria, e cila ka një diferencë të madhe në moshë me këngëtarin e njohur.

Foto: Screenshot/Instagram

“Urime Dita e Shën Valentinit”, thuhet në postim.

Roberti është shfaqur haptazi me të dashurën e re duke e publikuar shpesh në rrjete sociale. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram