Robert Berisha po vjen me një projekt më ndryshe

Robert Berisha po rikthehet me projekt të ri.

Një emër shumë i dashur i skenës muzikore shqiptare është edhe Robert Berisha.

Këngëtari, me anë të rrjeteve sociale ka paralajmëruar një projekt të ri, por kësaj radhe nuk është këngë.

Ai po sjell një projekt televiziv, por nuk ka preferuar të japë më shumë detaje rreth tij, vetëm se mund të jetë argëtues.

“Robi plaket kur don vet, së shpejti, late night show”, ka shkruar Roberti në postimin që e bëri në Instagram.