Robert Berisha i kthehet debatit me Tunën: Mos m’prek n’tela se në krejt televizionet t’a marrë ftyrën

Robert Berisha padyshim është një nga personazhet më të përfolura të estradës shqiptare.

Këngëtari ishte i ftuar në emisionin Gjesi në T7, ku aty foli edhe për raportin e tij me Nora Istrefin, pasi së fundmi u tha se çifti janë në krizë.“Po çka edhe nëse qëndron, është bre krejt normale edhe me u nda, ama nuk ka asgjë të vërtetë.

Ata që shkruajnë ishalla veç ua shohin hajrin pareve që i fitojnë prej atyre klikimeve. Shnosh e mirë, gjithçka është në rregull. Me pas diçka, mirret vesh”, tha Roberti.

Mirëpo, krahas kësaj, këngëtari u pyet nëse ishte bërë pishman për ndonjë deklaratë të bërë në media, e Berisha nuk hezitoi të përgjigjej duke iu referuar debatit të famshën me kunatën e tij, Tunën.

“Jo mu pendu, se sem ka shti kerkush me zor…pe di për çfarë e ke fjalën, por atë qe e them nuk e tërheqi. Mos më nguc në disa gjëra që nuk kam qejf, se unë foli…”S’bën për familje, andej – këndej, mbaje për veti” – Jo bre mbaj ti për veti, unë them mos më nguc në dicka që s’ben me më nguc.

Njerëzit me ditë të vërteten askush nuk ishte marrë me këtë punë. U dashtë me fol! Mos m’prek n’tela se në krejt televizionet ku folet shqip krejt ftyrën ta marrë, kushdo që është ai person”, përfundoi Robert Berisha.