Partia Socialdemokrate ka dështuar në zgjedhjet e 6 tetorit, duke mos arritur asnjë ulëse në Kuvendin e Kosovës në një koalicion parazgjedhor me AAK-në.
Kjo parti qeverisë në Prishtinë me Shpend Ahmetin dhe në Kamenicë me Qëndron Kastratin, i kishin fituar zgjedhjet lokale në viitn 2017 sa ishin pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje – më pas pasoi ndarja dhe kalimi në PSD.
Shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje po kërkojnë dorëheqje nga Ahmeti dhe Kastrati pas rezultatit të dobët në Prishtinë dhe Kamenicë.
Enver Robelli ka reaguar kundrejt kësaj kërkese duke e përmendur, Agim Bahtirin. Bahtiri kishte fituar AKR-në në viitn 2013 dhe 2017 me AKR-në, tashmë ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverisë si antar i LVV-së.
“Nje parim etik per te gjithe dhe gjithkund. Ose askund”, ka shkruar Robelli. /Ballkani.info/
Postimi i plotë:
Nga aspekti ligjor e formal Agim Bahtiri mund te jete kryetar i Mitrovices jugore. Nga aspekti moral, politik dhe etik jo per shkak se nderkohe ka kaluar ne VV, ndersa votat i ka marre me parti tjeter. Nese dikush nga VV kerkon doreheqje ne Prishtine dhe Kamenice, atehere mos e harroni edhe kryetarin tuaj te dashur ne veri te vendit. Nje parim etik per te gjithe dhe gjithkund. Ose askund.







