Djali i Majk duket se e ka në gjak muzikën për të cilën u bë i njohur vetë ai.
Megjithëse tani e dëgjojmë shpesh edhe si këngëtar, Majk njihet si një ndër reperët e hip-hop artistët më të mirë që ka pasur muzika shqipe.
E duket se biri i tij, Roani e ka të njëjtën mendje.
Djaloshi i vogël shihet në një video ku reagon menjëherë kur fillo të luajë një këngë e kësaj muzike, duke bërë lëvizje nga ulësja e tij në veturë.
Roani bën Çstila’ ndërsa nuk duhet të befasohemi kur edhe një ditë do ta dëgjojmë duke kënduar në këtë zhandër.







