Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën që do t’ia ofrojë Kosovës rreth energjisë elektrike.

Përmes një postimi, Rizvanolli ka thënë se Shqipëria është afër nesh për t’i zbukuruar edhe më shumë këto ditë festive.

“Dy ditët e ndërrimit të viteve kanë simbolikë të veçantë, se përfaqësojnë fillim të ri e është koha që ndajmë me më të afërmit. Shqipëria është afër nesh për t’i zbukuruar edhe më këto ditë festive, jo për të filluar por për të vazhduar të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ajo ka shprehur një falënderim të veçantë për ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku dhe zëvendësministrin Ilir Bejta për bashkëpunimin e vazhdueshëm e të shkëlqyeshem mes ministrive.

Postimi i plotë i Rizvanollit: