Artane Rizvanolli

Rizvanolli flet për çmimin e rrymës, qytetarët e bëjnë “rezil”

Pas propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për kthimin e blloktarifave dhe shtrenjtimin e rrymës për ata që shpenzojnë më shumë se 600 kWh, janë rritur pakënaqësitë e qytetarëve.

Në një postim të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku ajo zotohet se Qeveria do të ndajë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë, asaj i kanë reaguar shumë qytetarë.

“Zotimi ynë për subvencion prej 75 milionë euro për të zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifat e propozuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) mundëson: – 0% rritje të tarifave për bizneset;
– 0% rritje për të gjithë konsumatorët shtëpiakë për konsumin deri në 600 kWh (nivel që e mbulojmë me kapacitetet vendore); si dhe- zbutje të ndikimit në tarifat për konsumin mbi 600 kWh që duhet të përafrohet me çmim të importit”, ka shkruar Rizvanolli.

E në postimin e saj kanë reaguar shumë qytetarë të zhgënjyer. Ata ia kanë kujtuar ministres Rizvanolli se kanë ardhur në pushtet me premtime të tjera.

Një qytetar i ka shkruar ministres se ‘zgjedhjet vijnë prapë këtu qysh e percjellem PAN hajnin ju përcjellim edhe juve”.

E një tjetër i është ankuar për pagesën për qytetarët serbë në veri të Kosovës. 

Këto janë reagimet e qytetarëve: