rizoto

Rizoto me pulë dhe perime -receta e shpejtë me shije speciale

Rizoto është një ushqim shumë i shijshëm por gjithashtu edhe i lehtë për t’u përgatitur dhe nuk kërkon shumë kohë.

Mund të thuhet me plot gojën se kjo pjatë i përket kategorisë së ushqimeve të shpejta.

Në vetëm 1 orë ju do të keni një drekë të shijshme dhe të shëndetshme.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes së kësaj recete.

Përbërësit:
1 fileto ose mish pule i prerë në copa të vogla
1 lugë gjelle me erëza
400 gr perime sipas dwshirës të grira hollë
200 gr oriz
gjysmë filxhani verë e bardhë
2 gota lëng pule ose ujë
2 lugë gjelle gjalpë
Djathë kaçkavall
Përgatitja:
Fillimisht skuqni copëzat e mishit të pulës në pak vaj derisa të marrin ngjyrë kafe të artë.

Për këtë do t’ju duhen rreth 15 minuta.

Skuqini në temperaturë maksimale duke i trazuar vazhdimisht.

Më pas shtoni të gjitha perimet e grira dhe vazhdoni ti skuqni.

Perimet do të lëshojnë ujë, skuqini duke i përzier vazhdimisht derisa uji të avullojë.