Në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë janë varrosur me ceremoni të lartë shtetërore eshtrat e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Eshtrat e dy heronjve janë rivarrosur mbi 20 vjet pas vrasjes së tyre. Deri tash eshtrat e tyre kanë pushuar në Tropojë të Shqipërisë.
Ceremonia e rivarrosjes është kryer nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Paraprakisht gjatë ditës në Prishtinë janë zhvilluar homazhe dhe është mbajtur një akademi përkujtimore.







