Rivali i TikTok me 150 milionë përdorues aktivë në muaj

Ndërsa fati i TikTok nuk dihet, rivali më i vogël Likee po rritet me shpejtësi dhe në Qershor pati 150 milionë përdorues aktivë në muaj.

Shifrat vinë nga vetë kompania që zotëron aplikacionin Joyy, një kompani Kineze. Krahasuar me TikTok, ky i fundit arriti 200 milionë përdorues aktivë në ditë në fillim të 2020.

Normalisht numri i përdoruesve aktivë mujor të TikTok duhet të jetë më i lartë. Ishte pandemia e Covid-19 që ndihmoi TikTok të shndërrohej në një fenomen global.

Megjithatë aplikacioni rrezikon të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara dhe presioni në rritje ka dëmtuar reputacionin e kompanisë.

Likee ka diçka për të ofruar sepse u jep mundësi krijuesve të bëjnë para nga dhuratat virtuale që i marrin prej adhuruesve dhe ndjekësve.

TikTok i jep prioritet konsumit të përmbajtjes. Por rrënjët Kineze Likee nuk e bëjnë as atë imun.

India ishte tregu më i madh i Likee përpara se të bllokohej së bashku me TikTok dhe dhjetëra aplikacione të tjera Kineze.