Ritën e merr malli për koncerte, pret me padurim t’i kthehet skenës

Rita thotë se po i mungojnë shumë koncertet.

Rita Ora ashtu sikurse artistët e tjerë tashmë është ‘lodhur’ nga pauza për shkak të pandemisë.

Artistja ka ndarë disa fotografi të shkrepura në prapaskenat e përgatitjet për një dalje publike.

Në mbishkrimin që ua la fotove, këngëtarja shkruan “Më mungojnë shumë koncertet live ! 💥🧡🧨Kusht dëshiron të kërcejë me mua përsëri?? #BANG 💥“.

Ndryshe, Rita po e shijon shumë qëndrimin në Australi muajt e fundit, madje atje ka nisur edhe lidhje të re.

Ajo ka filluar romancë me regjisorin australian të “Thor”, Taika Waititi.