Rita Orës i bëhet ëndrra realitet
Rita Ora mbrëmë ka performuar në sfilatën e “Victoria’s Secret”.
Rita Ora në parakalimin që bëri në tapetin e kuq kishte veshur një fustan nga “Versace”, transmeton Ballkani.info.
Më tej ajo realizoi një performancë të ‘zjarrtë’, për të cilën shprehet se iu bë ëndrra e kahmotshme realitet.
“Që kur isha vajzë e vogël, kam ëndërruar që të përformoj në atë sfilatë! Unë dua të falënderoj ekipin tim që më ka ndihmuar ta bëj këtë. Versace faleminderit që keni punuar për veshjen time, ju dua shumë! Së shpejti do ta shihni performancën time!”, ka shkruar Rita.
Ajo ndau edhe disa imazhe nga sfilata, ku morri komplimente të shumta.