Rita Ora zhvishet për të treguar tatuazhet (FOTO)

Rita Ora vazhdon t’ua ngacmojë imagjinatën ndejkësve të saj në Instagram.

Përveç muzikës Rita Ora është një nga artistet më të komentuara edhe për fotografitë e saja provokuese.

Së fundmi Rita në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi provokuese ku vë në pah shpinën e saj të zhveshur në të njëjtën kohë duke treguar edhe tatuazhet e shumta që i ka në shpinë.

Përndryshe, aktualisht këngëtarja është shumë aktive me koncerte në turneun evropian, turne ky i mbajtur për promovimin e albumit të saj të ri ‘Phoenix’.

Ndërsa në këtë pozë Rita shihet duke bërë prvat për veshjen me të cilën do të paraqitet sonte në eventin luksoz ‘Met Gala’.