Rita Ora ushtron në fitnes nën ritmet e këngës së Dua Lipës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, kujdeset gjithmonë që të jetë në top formë.

Dhe për ta bërë këtë, ajo ndjek me rregull ushtrimet në palestër, pavarësisht në cilin shtet mund të ndodhet.

Së fundmi, 30-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video nga një prej seancave të përditshme të saj në fitnes, ku shihej bashkë me miqtë e saj dhe trajnerin personal duke bërë ushtrimet e zakonshme.

Ajo çfarë ra në sy në videon e rishpërndarë nga këngëtarja, është se në sfond dëgjohej një këngë e kënduar nga një tjetër këngëtare e famshme shqiptare.

Bëhet fjalë për këngën “One Kiss” të Dua Lipës, e cila mund të dëgjohej në sfond gjatë kohës që Rita po ekzekutonte ushtrimet për vithe.

Rita dhe Dua flitet se nuk kanë ndonjë raport të afërt me njëra-tjetrën dhe janë munduar gjithmonë të shmangin sukseset e njëra-tjetrës, duke mos uruar për arritjet apo edhe duke mos u ndjekur fare në rrjetet sociale.

Megjithatë, duket se muzika e ndërsjellë nuk iu pengon dy vajzave me origjinë të njëjtë – madje përkundrazi duket se u pëlqen aq shumë sa nuk hezitojnë të publikojnë edhe video në rrjetet sociale nën ritmet e këngëve të njëra-tjetrës.