Urim

Rita Ora uron të atin për ditëlindje me një fotografi të veçantë nga fëmijëria: Faleminderit që jeni gjithmonë aty për ne

Ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen babai i këngëtares së famshme, Rita Ora, Besnik Sahatçiu (Ora).

Në ditën speciale, ai ka pranuar urime të shumta nga miq e familjarë dhe një i veçantë nuk mungoi as nga e bija.

Ylli me famë botërore zgjodhi një fotografi të përbashkët, kur ajo ishte e vogël, e ulur mbi supet e të atit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Urime ditëlindjen babi. Je njeriu më i mirë dhe frymëzues”, ka shkruar ajo.

Krijuesja e hitit “Anywhere” theksoi: “Faleminderit që ke qenë gjithmonë për ne”.

Rita Ora dhe babai i saj, Besnik Sahatciu Ora

Besniku u shpërngul me familjen në Angli përpara luftës, në vitin 1991, ku këngëtarja ishte vetëm njëvjeçe.

Përveç Ritës, Besniku dhe Vera janë prindër edhe të dy fëmijëve tjerë: Elenës dhe Donit.