Rita Ora uron 28 Nëntorin: Gëzuar ditën e flamurit Shqipëri

Sot (e hënë) për shqiptarët kudo në botë është një ditë e veçantë.

Kjo për shkak të festës së 28 Nëntor kur edhe po festohet 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe urime të shumta kanë ardhur nga figura të njohura.

Një urim për këtë ditë të madhe për shqiptarët ka ardhur edhe nga ylli i muzikës nga Kosova me renome ndërkombëtare, Rita Ora.

Artistja ka postuar një fotografi nga performanca e saj e fundit në Shqipëri gjatë shtatorit të këtij viti teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë.

“Urime dita e flamurit Shqipëri”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazhit.

Ndërkohë, kujtojmë që ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Dua Lipa po qëndron në Shqipëri dhe pikërisht sonte do të mbaj një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë që do të shënojë edhe përmbylljen e turneut të saj “Future Nostalgia”.