Foto

Rita Ora: Urime Dita e Pavarësisë Shqipëri

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora prej ditësh po qëndron në Kosovë e shoqëruar nga disa familjarë të saj dhe bashkëshorti Taika Waititin.

Arsyeja e vizitës së saj ishte festimi i ditëlindjes së saj të 33-të në Prishtinë dhe ajo po vazhdon vizitën e saj edhe gjatë ditës së sotme kur po festohet 28 Nëntori.

Këtë ditë të veçantë për shqiptarët, Rita e ka uruar përmes postimeve në llogarinë e saj në Instagram.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Urime Dita e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e një fotoje.

Ndërsa në një tjetër ajo shihet e veshur me të zeza dhe këpucë të kuqe teksa tha se këtë kombinim e bëri për nderë të Ditës së Pavarësisë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, theksojmë që mbrëmë (e shtunë) Rita ishte e pranishme në një darkë të organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku morën pjesë edhe disa emra të njohur në vend.

Më pas, autorja e “You & I” ka shijuar edhe jetën e natës në Prishtinë duke festuar deri në orët e vona në një nga klubet e njohura në kryeqytet. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram