Rita Ora

Rita Ora sot ka ditëlindjen, ky është urimi special që merr nga motra Elena

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, sot ka një arsye më shumë për të festuar.

Ajo e ka ditëlindjen dhe ka mbushur 30-vite jetë. Me rastin e kësaj dite të veçantë për të nuk kanë munguar urimet e sigurisht as dhuratat.

Në mesin e urimeve të shumta edhe motra e saj Elena zgjodhi që ta uroj Ritën publikisht duke zgjedhur fjalët më të mira.

“Gëzuar ditëlindjen e 30-të shpirt i vogël, më i mirë, më i ëmbël, e talentuar, e bukur. Jam shumë krenare me ty, je një person i bukur, shumë i fortë. Këtu kemi edhe 30 vite të tjera me argëtim dhe kujtime”, ka shkruar Elena.