Rita Ora

Rita Ora shkëlqeu mbrëmë në Berlin, kështu po dukej

Rita Ora ka publikuar albumin e ri “Phoenix” pas gjashtë vitesh.

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon akoma të promovojë albumin e saj të ri të publikuar para disa jave.

Destinacioni i fundit i Ritës për të performuar ishte Gjermania, ku nga atje ka sjell edhe pamje të ndryshme nga koncerti i saj.

Kësaj radhe, ajo u vesh kuq e zi e cila u shfaq e mrekullueshme para një publiku të madh gjerman, të cilët e pritën mjaft mirë.

“Faleminderit shumë Berlin! Ju dua shumë, shihemi të gjithë në turin “Phoenix” vitin e ardhshëm”, janë fjalët e këngëtares Ora.

Edhe Rita po ashtu solli statistikat e vitit 2018, e cila doli të jetë mjaft e suksesshme me projektet që ka realizuar.