Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tash e sa javë po e shijon qëndrimin në Australi.

Bukuroshja shqiptare së fundi u pa duke dalë nga një sallon bukurie në Sydney.

Ajo u shfaq e veshur me tuta sportive të zeza dhe sandale të zeza të kombinuara me ngjyrë të kaltër.

Ajo momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re “Follow Me” që e solli në bashkëpunim me DJ Sam Feldt.

 
Rita javë më parë solli edhe videoklipin e këtij projekti që u prit mirë nga fansat.

Ora përndryshe është e angazhuar si paneliste në jusrinë e “The Voice Australia”, dhe kjo është edhe arsyeja që këto kohë ndodhet në kontinentin e largët.