Rita Ora shkëlqen në Paradën e Krenarisë në Londër

Rita Ora mahniti fansat me prezencën e saj në Paradën e Krenarisë të shtunën, kur u shfaq në skenë si një e ftuar speciale.

Këngëtarja 32 vjeçe, theksoi linjaty e saj trupore në një mini-fund ngjyrë rozë, të kombinuar me një bluzë dhe kravatë të përshtatshme.

Rita vuri në dukje barkun e saj të tonifikuar, të cilin e kombinoi me çizme prej kadifeje me platformë rozë të gjata deri tek gjuri, shkruan DailyMail.

Këngëtarja ishte në elementin e saj teksa interpretonte hitet e saj të jashtëzakonshme para turmës, e cila ishte mbledhur në kryeqytet për të festuar për të ditën e komunitetin LGBT+.

Ylli i muzikës pop i bajti flokët e saj kaçurrela të lëshuara pas shpinës, por të lidhura me një bisht lart.

Ajo zgjodhi një makijazh të karakterizuar kryesisht nga ngjyra rozë e ndezur.

Rita – e cila është e martuar me regjisorin e Zelandës së, Re Taika Waititin – nuk mund ta fshehte buzëqeshjen nga fytyra e saj teksa argëtonte turmën me muzikë.

Këngëtarja interpretoi një listë të hiteve të saj më të fundit dhe më të mëdha – shoqëruar nga një mori kërcimtarësh në skenë.

Madje në një moment ajo u fotografua e shtrirë në anën e saj, me njërën këmbë të drejtuar drejt në ajër, duke treguar fleksibilitetin dhe shkathtësinë e saj.

Duke postuar disa imazhe në Instagramin e saj pas performancës energjike, Rita tha: “Parada e Krenarisë? Dua të them, forca! Kam kaluar sa më bukur! Faleminderit shumë që më lejuat të performoj”.

“Turma që ishe e pabesueshme dhe unë jam shumë mirënjohëse. Unë ju dua shumë të gjithëve dhe nuk e marr kurrë këtë si të mirëqenë”.

Ajo shtoi: “Kjo ishte një nga shfaqjet e mia më të preferuara që kam bërë ndonjëherë. Gëzuar Paradën e Krenarisë”.

Këtë vit, parada zyrtare e Krenarisë në Londër u zhvillua nga Hyde Park Corner, përmes Piccadilly Circus, poshtë Haymarket dhe përgjatë Pall Mall deri te Sheshi Trafalgar, duke kulmuar në Whitehall Place.

Adam Lambert kryeson skenën e Paradës së Londrës në sheshin Trafalgar, me mbështetjen e Idina Menzel, Todrick Hall si dhe atë performancë surprizë nga Rita Ora.

Parada – e udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë së Londrës – mbolodhi rreth 600 grupe të përbëra nga Grupet e Komunitetit LGBT+, bizneset LGBT+ dhe partnerët që u marshuan në kryeqytetin britanik.

Si një organizatë jofitimprurëse, çdo fond i tepërt i krijuar nga London Pride riinvestohet përsëri në komunitetin LGBT+, për të mbështetur iniciativat dhe fushatat që synojnë të promovojnë një përfshirje dhe pranim më të madh.