Rita Ora shfaqet në një moment intim me regjisorin e njohur

Rita Ora po vazhdon të shoqërohet me regjisorin Taika Waititi mes thashethemeve për një lidhje të mundshme dashurie.

Ylli i muzikës pop, 30 vjeçare, dhe regjisori i “Thor”, i lindur në Zelandën e Re, 45 vjeç, u panë komod të premten në mbrëmje teksa ndoqën premierën e RuPaul’s Drag Race Down Under në Shtëpinë e Operës të Sidneit.

Dyshja u shfaqën në humor të mirë në vendin e ngjarjes dhe Daily Mail Australia zbulon se të njëjtit shmangën tapetin e kuq në një përpjekje për të ndaluar fotografimin së bashku.

Ndërsa prisnin fillimin e ngjarjes, Rita dhe Taika biseduan nga afër duke pëshpëritur në veshët e njëri-tjetrit, derisa këngëtarja dukej të ketë vënë dorën në shpatullën e Waititi.

Më vonë, artistja dhe aktori u larguan me vrap nga vendet e tyre me Ritën duke përshëndetur fansat para se skenaristi ta ndiqte nga një derë anësore.

Jashtë, Taika vuri dorën në kurriz të Orës dhe të njëjtit po qëndronin krah për krah me njëri-tjetrin.

Taika u largua për pak kohë për të marrë një telefonatë derisa krijuesja e “Anywhere” priti para se çifti të largoheshin së bashku.

Rita mori vëmendje me stilin e veçantë, me një triko të tejdukshme e pantallona të bardhë.

Biondja gjithashtu mbante një xhaketë leopardi dhe pamjen e kompletoi me një model atraktiv flokësh.

Në anën tjetër, Taika u shfaq elegant në një kostum blu të errët.

Sipas The Sun, Rita dhe Taika nuk e kanë fshehur se janë së bashku dhe gjërat mund të bëhen serioze.

“Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbajtën gjërat më private. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin”, tha një burim.