Rita Ora

Rita Ora shfaqet me stil të veçantë krah bashkëshortit të saj në një mbrëmje në New York

Rita Ora ishte mishërimi i elegancës teksa mori pjesë në një festë private në New York City së bashku me bashkëshortin e saj Taika Waititi të premten.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 32 vjeçe, shfaqi stilin e saj të lezetshëm në një pamje të frymëzuar me çorape të bardha të gjata deri tek gjuri, geta të bardha dhe një hark flokësh.

Ylli i stiloi flokët e saj me zbukurimin e gjatë të harkut të kuq, e cila ishte ngjyra perfekte për pamjen ndryshe monokromatike, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Body On Me” vuri në pah këmbët e saj të tonifikuara në pamjen me stil, falë kombinimit të saj me fund të shkurtër të lartë.

Ajo kishte veshur një palë take me model koteleje dhe mbante një çantë lëkure të përshtatshme.

Rita dukej në humor të mirë teksa buzëqeshi kur po shoqërohej nga burri i saj, regjisori Taika.

Regjisori, 48 vjeç, përputhej me stilin e gruas së tij të dashur, pasi dukej elegant i veshur me një kostum ngjyrë kremi me një xhaketë me rrip.

Ai veshi pantallonat e njëjta me një bluzë të bardhë poshtë dhe atlete të ngjashme.

Më herët gjatë natës, zogjtë e dashuruar shijuan një darkë romantike në qytet.

Rita mori vëmendjen me një fustan mjaft të veçantë, i cili kishte një pjesë transparente që nxirrte në pah të brendshmet e saj me tanga teksa po dilte nga Hoteli “Bowery”.

Këngëtarja e njohur doli pa mbathje nën një veshje kaq provokuese, ndërsa mbante si shtesë një palë çizme te gjata kur kombinoi mini-fustanin e zi me çorape të bardha.

Për të kompletuar veshjen e saj elegante, ajo zgjodhi një pallto të gjatë të zezë me stil sportiv dhe një palë këpucë me taka të larta.

Gjatë fundjavës së kaluar, Taika u shfaq në emisionin e Jimmy Fallon për të promovuar filmin e tij të ri “The Next Goal Wins”, i cili bazohet në historinë reale të sfidave të ekipit kombëtar të futbollit të Samoas për të përmirësuar imazhin e vet si objekt talljeje ndërkombëtarisht.

Pas një lojë argëtuese me Jimmyn që përfshinte shkop bejsbolli dhe futboll të ngjyrë blu, moderatori e pyeti yllin: “Si është shoqja jonë Rita Ora? Si është Rita?”. Ndaj së cilës Taika u përgjigj: “Ajo është mirë. Ajo nuk është më thjeshtë shoqja ime, ajo është tashmë gruaja ime”.

Sipas tabloidit britanik The Sun, thuhet se çifti është shpërngulur në një shtëpi me vlerë pesë milionë funte në Zelandën e Re pasi blenë një pronë të re në Auckland.

Shtëpia luksoze ka katër dhoma gjumi, pishinë, verandë, kopshte private, një garazh të madh, terasë për t’u rrezitur nga dielli dhe pamje mbresëlënëse të gjirit.

Ndërtesa e ngjyrës gri të errët qëndron në një platformë me tri nivele në majë të një shkëmbi dhe zë rreth dy të tretat e një hektari, me akses të veçantë në plazh.

Një burim pranë tyre tha: “Pavarësisht se Taika dhe Rita kalojnë shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar, Zelanda e Re mbetet një pjesë kyçe e identitetit të tij dhe jetës që ata ndajnë së bashku”.
Pra, të pasurit një vend të quajtur shtëpi është shumë i rëndësishëm për të dhe për familjen e tij.

“Ata tashmë kanë nisur të dekorojnë dhe të zgjedhin mobilje që përputhen me hapësirën. Me padurim presin të kalojnë disa momente atje”, përfundoi burimi.