Rita Ora shfaqet e mahnitshme në darkën e Para-Met Gala në New York

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, duket se edhe këtë vit do të rrëmbejë vëmendje në ngjarjen më të madhe të modës “Met Gala 2019”.

Evenimenti më i rëndësishëm në kalendarin e modës “Met Gala”, pritet të mbahet sonte (e hënë) dhe pjesë e këtij eventi nuk ka dyshim se është edhe artistja nga Kosova.

28-vjeçarja u shfaq e mahnitshme menjë këmishë të satenit, ndërsa mori pjesë në një darkë para-Met Gala në New York.

Ky organizim është mbajtur për herë të parë në vitin 1948 në mënyrë që t’i inkurajojë shtresën e lartë të New Yorkut të dhurojnë donacione, kurse në ditët e sotme fytyrat më të njohura nga bota e modës, muzikës e artit bëhen bashkë për të mbledhur para për Institutin Met.

Ndër të tjerash, Rita aktualisht është duke shijuar suksesin e turneut të saj për promovimin e albumit “Phoenix”.