RITA ORA

Rita Ora publikon prapaskenat e xhirimeve të “Ask And You Shall Receive”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka bërë të ditur se më 31 maj do të publikojë këngën e saj të re me titull “Ask And You Shall Receive”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ora, përmes një publikimi të në videoje në rrjetin social, Instagram.

“Duke i besuar procesit të fotografimit, ‘Ask & You Shall Receive’ vjen më 31 maj”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e videos.

Në videon e shpërndarë, Rita duket se po punon në një skenë, e cila në pjesën që është treguar, është xhiruar në një lavanderi.