Rita Ora

Rita Ora publikon një intervistë të rrallë të saj në RTK, kur si adoleshente në Kosovë thoshte se dëshiron të bëhet një yll

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës që ka eksportuar Kosova.

Ajo është lindur në Prishtinë dhe vetëm një vjeçe është larguar me familje ne saj në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku ka pasur shpërthimin e saj në muzikë, në vitin 2012 e tutje.

Por para se të publikonte hitin e padiskutueshëm “Hot Right Now”, Rita Ora i kishte treguar ëndrrat dhe dëshirat e saj në një intervistë të dhënë si adoleshente në Kosovë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo ishte një emër i panjohur në atë kohë kur për Radio Televisionin Publik të Kosovës (RTK), kishte shpalosur aspiratat e saj për t’u bërë një yll ndërkombëtar, fillimisht i aktrimit (inspiruar nga gjyshi i saj regjisor) e më pas një yll i muzikës.

33-vjeçarja mesa duket ka hasur në këtë intervistë gjatë shfletimit të arkivave të saj në shtëpi – teksa e ka ndarë atë me fansat e saj përmes një interviste të shkurtër në InstaStory.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Në të ardhmen unë dua të bëhem aktore, shpresoj të bëhem dikush, që emri im të jetë i njohur edhe në muzikë nuk e di sa, por aktrim definitivisht”, kishte thënë Rita e vogël adoleshente teksa fliste pak shqip, pak anglisht.

Në përshkrimin e kësaj videoje të hedhur në InstaStory, Ora shkroi: “”E dija se çfarë doja. Që kur isha fëmija thash se dua të bëhem aktore dhe shpresoja që muzika do të më ngriste lart (qesh). Uau, jeta është një çmenduri”.

VIDEO

Trashëgimia artistike e Ritës rrjedh nga gjyshi i saj, regjisori me origjinë nga Peja, Besim Sahatçiu, i cili ka qenë një emër i njohur i regjisë dhe filmit, jo vetëm në Kosovë po në mbarë Ish-Jugosllavinë.

Foto: Rita Ora/Instagram