Rita Ora publikon këngën që e shkroi vet “Velvet Rope”

Me 23 nëntor do ta publikojë albumin ‘Phoneix’.

Por, përpara këtij publikimi, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka hedhur një projekt muzikor, pjesë e këtij albumi, shkruan Ballkani.info.

Fjala është për projektin “Velvet Rope” që u shkrua nga vet ajo e që për temë ka dashurinë, përkatësisht jeta e një mashkulli shihet nga sytë e ish-partneres, e cila vë re se ai po vazhdon jetën e tij pa i dhënë rëndësi të kaluarës.

“Velvet Rope” është publikuar vetëm me audio dhe tekst.

Pas publikimit Rita ka thënë se “Kënga është personale dhe është e rëndësishme për mua”./Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=IRA06YQ4-eg