Këngëtarja

Rita Ora publikon disa nga momentet më të bukura nga Sidnei

Këngëtarja ka muaj që po qëndron në Australi.

Dhe sot nga atje ka zgjedhur t’i ndajë disa momente gjatë punës.

Në profilin e saj në Instagram ka postuar imazhe dhe video derisa ka shkruar se janë disa nga kohërat më të mira që ka kaluar në Australi.

‘Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim dhe ato që dua’, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, artistja e njohur disa nga fotografitë e saj që i ka publikuar shihet në makinë, me miqtë dhe të tjera.

Theksojmë se, së fundi portreti i këngëtares nga projekti muzikor BANG veshur me veshje tradicionale shqiptare u bë mural në një banesë në Ferizaj.